Kamza bëhet e frikshme, goditje dyshe te Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2017 | 14:21

Kamza bëhet e frikshme, goditje dyshe te Skënderbeu

Kamza po punon njëherësh në disa drejtime, pasi ka prezantuar 4 lojtarët e ardhur gjatë kësaj merkatoje, synimi është që deri me datën 10 gusht, kur është menduar që të nisë dhe faza grumbulluese.

xhejms fukui

Kështu, sot pritet ardhja e sulmuesit japonez, Masato Fukui që t’i bashkohet grupit në stërvitje. Sebino Plaku me shumë mundësi do të jetë nën urdhrat e Ndreut pas kupave të Europës.

Sebino Plaku

MIQËSORJA

Nuk ka kohë për të humbur në skuadrën e Kamzës dhe ditën e sotme grupi i lojtarëve, do të matë forcat në një ndeshje miqësore që do të zhvillohet në Shijak kundër Erzenit.

Kamza Ndreu

Në orën 18:00, dy formacionet do të luajnë për të parë gjendjen e lojtarëve dhe për të provuar afrimet që kanë bërë deri tani në merkaton e verës. Trajneri Ndreu pritet të zbresë në fushë edhe lojtarët e afruar dje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"