Kamza akuzon: Arbitër me telekomandë për Skënderbeun, UEFA vonon por nuk harron…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2018 | 23:02

Kamza akuzon: Arbitër me telekomandë për Skënderbeun, UEFA vonon por nuk harron…

Ekipi i Kamzës nuk ka qenë aspak i kënaqur nga vendimet e arbitrit Laver Alla në ndeshjen e sotme ndaj Skënderbeut.

FT-470x263

Pas ndeshjes, trajneri Ndreu e shprehu hapur indinjatën e tij, ndërkohë që pak më vonë ka reaguar edhe faqja zyrtare e Kamzës.

ndreu-470x236

Ata e kanë quajtur arbitrin si “telekomand” dhe hedhin dyshime edhe mbi personat që mund ta kenë përdorur Allën. Më poshtë reagimi i plotë:

27750866_937355166432525_293866191769666515_n

“Duke pare arbitrimin e sotem te gjyqtarit “telekomand” Laver Alla, klubi yne ndjen si detyre te sensibilizoj opinionin sportiv lidhur me kete gjyqtar kamikaz.

Nuk eshte aspak cudi te te mund Skenderbeu, por cudi eshte te mund ekipi ne fjale me ndihmen e arbitrave.
Lind pyetja: Kush e dergoj kete kamikaz ne Kamez? Ishte pulti i telekomandimit ishte ne Korce, ne Tropikal apo nga ndonje qytet tjeter?

Na vjen keq qe arbitri te behet protagonist ne nje gare te bukur sportive, ku te gjithe po defreheshin duke pare nje futboll te bukur nga te dyja kampet.

Na ka mundur edhe Luftetari ne shtepi, por askush ska reaguar, madje u kemi dhene doren kundershtarit duke e uruar per fitoren, sepse arbitri nuk ishte protagonist.

Kerkojme nga FSHF te hetoj kete arbitrim tendencioz, i cili na demtoi me vendimet e tij, si ne rastin e faullit te Radasit, ne formimin e aksionit te golit te pare per ekipin korcar.

Ne e kuptojme se dikujt nuk i pelqen renditja e skuadres se Kamzes, dikush verbohet nga kjo ecuri, por jane pike qe i kemi grumbulluar me gjak e djerse dhe askush s’mund dhe s’duhet te tallet me ne…

Por gjithsesi, ndaj cdo padrejtesie ka Zot larte ne qiell qe merr hak dhe UEFA e FIFA qe vonojne, por nuk te falin ne ndeshkimet e tyre.

FORCA KAMZA”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"