Kamza akuza gjyqtarit Hamiti: Kamikaz i porositur, në një kampionat pazaresh e dhuratash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2018 | 19:03

Kamza akuza gjyqtarit Hamiti: Kamikaz i porositur, në një kampionat pazaresh e dhuratash

Pas humbjes në shtëpi 1-2 ndaj ekipit të Laçit, klubi i Kamzës ka reaguar fort në Facebook, ku sulmon gjyqtarin e ndeshjes, Eldorjan Hamitin.

Capture

Atë e quajnë si arbitër të porositur për të fërshëllyer në çdo faull, dhe kampionatin e cilësojnë me pazare dhe dhurata. Më poshtë, reagimi i plotë.

Kamza 1-2 Kamikazi Hamiti
Arbitri i porositur per te fershellyer sa her qe balerinat e ekipit kundershtar shtriheshin ne fushe , kampionat pazaresh e dhuratash 
Vazhdojme ne ndeshjen e fundit 

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"