Kampionia italiane “frikëson” Xhorxhinën: Do darkoja me qejf me Ronaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 20:38

Kampionia italiane “frikëson” Xhorxhinën: Do darkoja me qejf me Ronaldon

Federika Pelegrini, kampionia italiane e notit, është një tifoze e madhe e Juventusit, dhe si gjithë tifozët e Juves, është një emocion i madh që një nga lojtarët më të mirë në botë, si Kristiano Ronaldo, është pjesë e Juves këtë sezon. Në një prononcim për mikrofonët e “Mediaset”, ajo mezi pret ta shohë nga afër yllin portugez.

federika pelegrini

“Mendoj se do shkoj më shpesh nga tani e tutje në stadium, sepse do doja ta shihja të luante, pasi është një nga sportistët më të mirë, jo vetëm në futboll, por në të gjitha fushat e sportit. Më bën shumë kurioze fakti se si do të jetë ta shoh live, nga afër. Nëse Kristiano më fton për darkë? Përgjigja ime do të ishte po. Edhe nëse je i martuar apo në një lidhje, qoftë edhe me fëmijë, nuk mendoj se ka ndonjë problem” – deklaroi Federika Pelegrini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"