“Kampioni i parë botëror shqiptar”, Ambasada e SHBA në Tiranë uron Florian Markun
Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar boksierin shqiptar Florian Marku për fitoren ndaj kundërshtarit ukrainas Maksim Prodan të shtunën në mbrëmje.
“Mbreti” shqiptar, arriti të triumfonte me pikë, pas 10 raundesh, duke i rrëmbyer kundërshtarit edhe titullun e kampionit të botës në IBF.
“Urime Florian Markut, Kampionit Shqiptar për peshat e lehta të Federatës Ndërkombëtare të Boksit! Ne në Ambasadën Amerikane dërgojmë urimet më të mira për kampionin e parë botëror shqiptar! Urime kampion”,- shkruan ambasada amerikane në Tiranë në rrjetet sociale.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"Congratulations to Florian Marku, the Albanian IBF International Welterweight Champ! We at U.S. Embassy Tirana send all our best wishes to the first Albanian world champion! Urime kampion! 🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱 pic.twitter.com/DmeUsZ6nds
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) September 26, 2021
