Kampioni i Botës zbulon dramën: Nuk kam asnjë lajm nga babai…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 12:01

Kampioni i Botës zbulon dramën: Nuk kam asnjë lajm nga babai…

Njëzet e dy vjeç dhe kampion bote me Francën. Është ëndrra e çdokujt që nis të luajë futboll. Jeta e Lukas Fernandezit mund të duket perfekte. Ndoshta është, por mbrojtësit të Atletikos së Madridit i ka munguar figura e babait, që nuk e ka parë të rritet teksa bëhej një lojtar profesionist dhe nuk ndante dot me të gëzimet dhe hidhërimet.

937173972.jpg.0

Lukas dhe vëllai i tij, Teo, në pronësi të Realit të Madridit, kanë lindur në Marsejë, por janë rritur në kryeqytetin spanjoll vetëm me nënën që i mbështeste. “Nuk kemi informacione nga babai që kur isha 12-13 vjeç”, tregon mbrojtësi për “Le Parisien”. “Dhe nuk ka asnjë lajm nga ai edhe pasi fitova Botërorin. Tani që jam edhe vetë baba, jam më i ndërgjegjshëm për atë që ka bërë. Ka munguar në të gjitha detyrat e tij si prind”. Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që ta falë një ditë. “Nëse do ta takoja, do t’i flisja. Por, unë nuk arrij ta imagjinoj sesi mund të ketë bërë diçka të tillë. Unë nuk do ta braktisja kurrë tim bir”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"