Kampioni i boksit Furi “kërcënon” CR7: Mançesteri, tepër i vogël për ne të dy

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2021 | 14:18


Kampioni i boksit Furi “kërcënon” CR7: Mançesteri, tepër i vogël për ne të dy

Në një ndeshje epike në Las Vegas, Tajson Furi, mposhti për herë të dytë radhazi Deontej Uajlderin duke u konfirmuar kampion i peshave të rënda. Boksieri i famshëm anglez nuk kënaqet duke qenë më i miri në sportin e tij, por i lëshon sfidën një tjetër ylli.

cunat

Kristiano Ronaldo është i paralajmëruar, sepse në qytet ka një tjetër mbret: “Mançesteri nuk është mjaftueshëm i madh për të dy”, tha me humor boksieri, i cili ka lindur në periferi të qytetit të “Djajve”.

“Do të më pëlqente që ta riktheja luftën për titullin botëror në Mançester. Ka qenë gjithnjë ëndrra ime që të luftoj në ‘Old Trafford’. Ndeshja e fundit ishte ajo mes Eubank kundër Ben në vitin 1993 dhe ishte diçka e jashtëzakonshme”.

33-vjeçari komentoi edhe rikthimin e CR7 në “Teatrin e Ëndrrave”: “Pranohet, sepse unë jetoj një orë larg nga qyteti. Por nëse do të jetoja brenda në Mançester, do të ishte një problem.

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/