“Kampionët nuk i humbasin kupat”, fjalimi i Flikut para finales: Nuk mjaftojnë vetëm sakrificat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2020 | 9:06

“Kampionët nuk i humbasin kupat”, fjalimi i Flikut para finales: Nuk mjaftojnë vetëm sakrificat

Një meritë të veçantë në fitimin e Trip letës në skuadrën e Bajernit të Mynihut ka pa dyshim trajneri Hansi Flik. 55- vjeçari gjeti fjalët e duhura për të motivuar skuadrën në prag të ndeshjes me Parisin në finalen e Champions-it. Vetëm pak minuta para se të startonte ndeshja në “Da Luz”, Hansi u është drejtuar lojtarëve të tij duke u thënë: “Kampionët i shkojnë rrugës së tyre deri në fund”. Vetëm dy orë më pas, nuk kishte asnjë dyshim. Bajerni është kampionia e Europës për të gjashtën herë në historinë e klubit.
Hansi-Flick
Plot 295 ditë që nga marrja e skuadrës më 3 nëntor 2019, deri më 23 gusht 2020, Flik fitoi gjithçka me bavarezët. Ai shkroi emrin në listën e historisë së klubit, së bashku me Jup Hejnkesin. Ky i fundit mundi Dortmundin në 2013-ën në finalen e Londrës me një gol të Arjen Robenit në minutat e fundit duke u dhënë bavarezëve Champions-in e pestë. Atëherë tifozët shpreheshin: “Jup ia arriti, Arjen ia arriti”. Tani fraza është njësoj: “Hansi ia doli”. Kjo, pasi 55-vjeçari dha direktivat perfekte taktike ndaj francezëve, të cilët nuk arritën ta kalonin murin gjerman.

FJALIMI I FLIKUT – “Çfarë jeni ju?” i pyeti Flik lojtarët para ndeshjes. Nojer, Alaba, Kimish, Tiago, Myler dhe Levandovski nisën të shohin njëri-tjetrin në sy. Pasi pyetja u përsërit edhe një herë tjetër me ton më të lartë nga Flik, atëherë lojtarët nisën të përgjigjeshin me dy fjalë: “Ne jemi kampionë…”. Flik nuk e zgjati shumë dhe vazhdoi: “Kampionët i fitojnë finalet. Keni ardhur deri këtu me punën dhe sakrificat tuaja, por kaq nuk mjafton. Duhet të zbrisni në fushë dhe ta fitoni atë trofe.
2872432-59156648-2560-1440
Ndryshe nuk quheni kampionë. E keni shansin, zbrisni dhe merreni atë kupë. Zbrisni në fushë dhe bëhuni kampionë të Europës. Keni nisur një rrugë që duhet t’i shkoni deri në fund, ndryshe nuk ka vlerë gjithë kjo që keni bërë deri tani. Duhet të fitoni me çdo kusht…!” Mënyra se si lojtarët e përqafuan 55- vjeçarin në mesin e fushës, tregon gjithçka. Atëherë kur në stadium ishin fikur projektorët, Flik qëndroi për disa minuta së bashku me Alaban dhe Gnabrin, duke konsumuar një shishe birrë dhe duke folur për ndeshjen, emocionet dhe gëzimin pas fitimit të Tripletës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"