Kampionët kërkojnë 500 mijë euro nga Albi Alla, dështon “pajtimi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2017 | 15:19

Kampionët kërkojnë 500 mijë euro nga Albi Alla, dështon “pajtimi”

Klubi i Kukësit dhe Albi Alla nuk ndryshojnë qëndrim për sa u përket pretendimeve që kanë rreth largimit të mbrojtësit nga Shqipëria, në drejtim të Greqisë. Kampionët e Superiores kërkojnë një dëmshpërblim prej gjysmë milioni euro nga lojtari me pretendimin se ka thyer marrëveshjen mes palëve, por avokatët e tij argumentojnë se ai është futbollist i lirë. Sot duhej të kishte një ballafaqim të parë mes palëve në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF, por seanca e parë ka dështuar.

Alla

Data e sotme ishte caktuar për këtë seancë të parë, ku Kukësi do të paraqiste dokumentacionin me kërkesën ndaj futbollistit të cilin e vlerëson të larguar në mënyrë të paligjshme. Sipas Kukësit, kontrata e tij parashikonte që ai të luante edhe ndeshjet e Ligës së Kampioneve apo Ligës së Europës me klubin.

Por nga ana tjetër, lojtari e ka cilësuar veten të lirë nga çdo detyrim ndaj klubit, duke u larguar drejt Greqisë ku nënshkroi me Larisën. Nëse përfaqësuesit e Kukësit ishin të pranishëm sot në FSHF, ata të lojtarit shqiptar nuk e kanë bërë një gjë të tillë, duke bërë që të dështojë kjo seancë e parë.

alla kujas

Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve pritet të caktojë së shpejti seancën e radhës, për të dhënë një vendim rreth çështjes, e cila sipas të gjitha gjasave do të përfundojë edhe para komisioneve juridike ndërkombëtare. Kjo, pasi përfaqësuesit e Allës e cilësojnë jashtë çdo standardi të njohur nga FIFA dhe UEFA kontratën që i është vënë para mbrojtësit kur firmosi me Kukësin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"