Kampionët e Kosovës godasin në merkato, firmos ish-mbrojtësi i Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 16:55

Kampionët e Kosovës godasin në merkato, firmos ish-mbrojtësi i Kombëtares

Kampionët e Feronikelit kanë prezantuar goditjen e bujshme në merkato, edhe pse janari nuk ka ardhur ende. Bëhet fjalë për mbrojtësin Ilir Berisha, i cili në të kaluarën ka qenë i grumbulluar nga Kombëtarja shqiptare si dhe përfaqësuesja e Kosovës.

ilir-ber

Qendërmbrojtësi u prezantua ditën e sotme te klubi nga Drenasi, teksa do të aktivizohet në janar. Kujtojmë që në të kaluarën Berisha ka veshur fanellën e Orebros, Gefles, Flamurtarit të Vlorës dhe së fundmi Vesteras.

Berisha11

NJOFTIMI I KLUBIT:

FC Feronikeli konfirmon që ka arritur marrëveshje me futbollistin, Ilir Berisha. Berisha do të mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenasi nga afati kalimtar i janarit, gjë për të cilën sot ka vënë firmën në kontratën me klubin.

Ilir Berisha rikthehet në futbollin kosovar, pas përvojës së marrë në arenën ndërkombëtare.

Ai luan në pozitën e qendërmbrojtësit, njihet si futbollist me karakter luftarak dhe i fuqishëm, duke i dhënë kështu edhe më shumë stabilitet mbrojtjes së FC Feronikelit.

Ai ka qenë pjesë e Orebro, Gefle, Flamurtarit të Vlorës, e së fundmi te Vasteras. Ilir Berisha, luan mire në ajër, ai është i njohur edhe për nofkën e tij “Air Berisha”.

Kujtojmë që Berisha më parë ishte grumbulluar nga Kombëtarja e Shqipërisë, ndërsa ka edhe disa ndeshje me Kosovën. 28-vjeçari ishte ndër lojtarët kyç të Kosovës para pranimit në UEFA e FIFA.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"