Kampionët e Dritës në krizë, trajneri Isufi jep dorëheqjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2018 | 18:02

Kampionët e Dritës në krizë, trajneri Isufi jep dorëheqjen

Trajneri Bekim Isufi ka dhënë dorëheqjen nga skuadra e Dritës pas humbjes 1-2 në shtëpi ndaj Llapit. Disfata e tretë radhazi në 4 javët e para të kampionatit ka rezultuar fatale për 44-vjeçarin, i cili nuk do të jetë më nën drejtimin e skuadrës gjilanase.

Trajneri i Dritës

Kujtojmë që Isufi arriti ta shpallet kampione Dritën në sezonin e kaluar, duke rikthyer kështu titullin në qytetin e Gjilanit pas shumë vitesh.

Situata në sezonin e ri nuk ka qenë aspak komode dhe Drita duket se është futur në krizë me vetën 3 pikë në 4 ndeshje. Në ditët e ardhshme pritet të emërohet edhe trajneri i ri, i cili do të kërkojë të rikthejë skuadrën gjilanase në garën për titullin kampion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"