Kampionët e Dinamos dhe Partizanit, presidenti Ilir Meta dekoron 4 legjendat e futbollit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 17:36

Kampionët e Dinamos dhe Partizanit, presidenti Ilir Meta dekoron 4 legjendat e futbollit shqiptar

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekoruar ditën e sotme katër kampionë të futbollit shqiptarë.  meta legjendat

Ilias Çeço, Faruk Sejdini, Skënder Gega dhe Gani Merja pas vdekjes, u nderuan ditën e sotme nga Ilir Meta, të cilët me dashurinë për sportin, shpirtin e ekipit, pasionin dhe krenarinë për të dhënë më të mirën për Kombëtaren Kuqezi, kanë frymëzuar gjenerata sportistësh dhe të rinjsh.

ilir meta faruk sejdini

POSTIMI I ILIR METËS

Mes shumë emocionesh, pata sot nderin dhe kënaqësinë, të vlerësoj me Titullin “Mjeshtër i Madh” katër kampionë të futbollit shqiptar, që me dashurinë për sportin, shpirtin e ekipit, pasionin dhe krenarinë për të dhënë më të mirën për Kombëtaren Kuqezi, kanë frymëzuar gjenerata sportistësh dhe të rinjsh:

Ilias Çeçon, “dirigjentin” e madh të “Dinamos” dhe Kombëtares së viteve ’60-’70;

Faruk Sejdinin, mbrojtësin e jashtëzakonshëm taktik, modern dhe inteligjent të “Dinamos” dhe ekipit Kuqezi;

Skënder Gegën, futbollistin kampion të “Partizanit”, por edhe trajnerin e suksesshëm që u riktheu të kuqve pas gati çerek shekulli titullin “Kampion”;

Dhe të paharruarin Gani Merja, lojtarin e përsosur të “Partizanit” dhe ekipit Kombëtar.

Çeço, Sejdini, Gega dhe Merja janë shembuj vlerash të pamohueshme për brezat e rinj, për të kuptuar se pa sakrifica, pa pasion dhe pa profesionalizëm nuk mund ketë të sukses.

ilir meta skender gega

ilir meta ilias ceco

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"