Kampionët e Bylisit e mbyllën me humbje kampionatin, trajneri Beqiri: Ja pse bëra rrotacion ndaj Besës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2022 | 21:00

Kampionët e Bylisit e mbyllën me humbje kampionatin, trajneri Beqiri: Ja pse bëra rrotacion ndaj Besës

Bylisi e mbylli me humbje sezonin në Kategorinë e Parë, por ballshiotët e kishin arritur qëllimin madhor dhe ndeshja e fundit ishte më shumë si angari në fushë dhe ditë feste për titullin kampion.

Jeton Beqiri

Jeton Beqiri, trajneri i Bylisit, pas ndeshjes me Besën, për “Panorama Sport” u shpreh:

“Duke e pasur të sigurt shpalljen tonë kampion, hodhëm në fushë lojtarë që kishin marrë më pak minuta në takimet e kaluara. Ata u përpoqën dhe dhanë më të mirën. Por, duke pasur përballë një kundërshtar me motivim maksimal për fitoren, u vumë jo pak në vështirësi.

Në fakt, kur ndeshja nisi e vijoi me dy gola të shpejtë për ne, u krijua një lloj euforie e panevojshme, plus bëmë edhe rrotacion. Titulli dhe festa në fund të ndeshjes, them se kishin më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër, sepse Bylisi e tregoi veten me rekordet në kampionat.

Prej javësh ne kemi nisur të mendojmë për Superioren me disa rrotacione, ku edhe siç u pa në fushë ishin dy 17- vjeçarët Skënderaj e Alimerkaj nga akademia jonë apo dhe 18-vjeçarë si: Preka e Shkreli, apo edhe 17- vjeçari Beqaj. Ishte një ditë e paharruar për të gjithë futbolldashësit ballshiotë dhe jo vetëm”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"