Kampionati U19/ 31 gola në 9 ndeshje, Tirana mposht Dinamon, Football Republic shpartallon Akademinë e Futbollit
Sot u zhvilluan ndeshjet e javës së dytë të kampionatit për moshën U19. 31 gola u realizuan në 5 ndeshje. Në grupin A, Tirana mposhti me rezultatin 2-3 Dinamon, ndërsa Shkëndija fitoi me të njëjtin rezultat ndaj Partizanit. Bardheblutë kryesojnë renditjen me 6 pikë.
Në grupin B, Football Republic fitoi me rezultatin e thellë 0-4 ndaj Akademisë së Futbollit, kurse Teuta triumfoi 3-1 ndaj Besës. Durrsakët kryesojnë renditjen në këtë grup pas dy ndeshjeve me pikë të plota.
Rezultatet e plota të ndeshjeve të javës së dytë për kampionatin U19:
Grupi A
Partizani-Shkëndija Tirana 2-3
Dinamo-Tirana 2-3
Laçi-Internacional Tirana 1-0
Shkodra-Shkëndija Durrës 2-2
Grupi B
Teuta-Besa 3-1
Akademia e Futbollit-Football Republic 0-4
Apolonia-Skënderbeu 1-2
Pogradeci-Flamurtari 1-1
Butrinti-Elbasani 2-1
PANORAMASPORT.AL
