Kampionati U-19/ Tirana thyen Partizanin në frymën e fundit, gjen Apoloninë në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 20:17

Kampionati U-19/ Tirana thyen Partizanin në frymën e fundit, gjen Apoloninë në finale

U luajtën ditën e sotme 2 gjysmëfinalet e Kategorisë Superiore U-19, që prodhuan emocione dhe spektakël. Në fund ishin Tirana dhe Apolonia ato që festuan teksa do të përballen së bashku në finalen e madhe.

931F866B-0E79-413A-8C95-240A5328CA1E

Padyshim që vëmendja më e madhe ishte te derbi mes Partizanit dhe Tiranës, bardheblutë arritën të merrnin një fitore për “infark”. Në minutën e 85-të, “demat e kuq” humbën një 11-metërsh me anë të Xhafer Hodos, që gaboi nga pika e bardhë, teksa golin e fitores për Tiranën e realizoi Jorgis Hasanas, në minutën e 95-të. Futbollisti u fut në fushë në minutën e 78-të, teksa u shndërrua në heroin e bardhebluve.

Përballje emocionuese dhe ajo mes Apolonisë dhe Football Republic. Fierakët siguruan një biletë për në finale, falë penalltive. Takimi i zhvilluar pasditen e djeshme në Pezë e mbylli kohën e rregullt me shifrat 1-1, me skuadrat që iu drejtuan më tej penalltive, nga ku bardhjeshilët u treguan më të saktë.

Gjysmëfinalet e Kategorisë Superiore U-19

FK Apolonia-Football Republic 1-1 (5-4 Penallti)

Maksuti 65’ / Petro 41’ (p)

KF Partizani- KF Tirana 0-1

Hasanas 90+5’

Finalja e Kategorisë Superiore U-19

FK Apolonia – KF Tirana

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"