Kampionati U-19/ Spektakël në derbin e të rinjve, Tirana dhe Partizani shënojnë 6 gola për një…
Janë mbyllur ndeshjet e javës së 5-të, në Kategorinë Superiore për 19-vjeçarët.
Padyshim vëmendja e të gjithëve ka qenë te përballja derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Ashtu siç edhe pritej, ishte një ndeshje me të vërtetë spektakolare, e mbyllu në barazim 3-3. Pasi pjesës së parë që u mbyll me avantazhin e të kuqve 2-0, në të dytën bardheblutë ia dolën të barazojnë me golat e Qefalija, Kuka, Avdiu. Ndërkohë për të kuqtë shënuan Çarçani, Meli dhe autogol i Kozit.
Në përballjet e tjera, Vllaznia ka shkatërruar me rezultatin 8-0 Dinamon, ndërsa Laçi ka triumfuar 3-1 ndaj Shkëndijës së Durrësit.
Në grupin B, përballje spektakolare ka qenë ajo mes Football Republic dhe Teutës, e cila është mbyllur me fitoren e durrsakëve me rezultatin 5-4.
Të gjitha rezultatet:
