Kampionati starton të mërkurën, caktohen oraret e ndeshjeve të javës së parë në Kategorinë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2020 | 0:12

Kampionati starton të mërkurën, caktohen oraret e ndeshjeve të javës së parë në Kategorinë Superiore

Bojkoti i futbollit u ndërpre dhe në fundjavë do të startojë edicioni i Kupës së Shqipërisë e më pas të mërkurën do të nisin të gjitha kampionatet, nga Kategoria Superiore, Kategoritë I dhe II etj.

kategoria-superiore

Dje, në një mbledhje të afruar të Ligës Profesioniste (e programuar fillimisht për t’u zhvilluar sot) u vendos unanimisht nga drejtuesit e klubeve të Kategorisë Superiore që të ndërpritet bojkoti dhe të pranohet premtimi i dhënë nga kryeministri kundrejt presidentit të FSHF-së se të katër kërkesat do të merren parasysh nga qeveria.

Pas ndeshjeve të Kupës, të gjitha skuadrat shqiptare do e kthejnë menjëherë vëmendjen nga ndeshja e parë e kampionatit, që do të ngrejë siparin ditën e mërkurë më 4 nëntor.

Më poshtë mund të shikoni ndeshjet e javës së parë në Kategorinë Superiore me oraret përkatëse:

Kategoria Superiore

Java 1 (04.11.2020)

TIRANA-KUKËSI 13:45 (stadiumi i papërcaktuar ende)

KASTRIOTI-PARTIZANI 13:45 (luhet në stadiumin e Kamzës)

BYLISI-LAÇI 13:45

TEUTA-SKËNDERBEU 16:45

VLLAZNIA-APOLONIA 16:45

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"