Kampionati shqiptar mund të shtyhet edhe një javë? Shikoni çfarë thotë zv/trajneri i Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 11:21

Kampionati shqiptar mund të shtyhet edhe një javë? Shikoni çfarë thotë zv/trajneri i Vllaznisë

Pasi skuadra e Vllaznisë u rikthye në stërvitje pas 4 ditësh bojkot, zv-trajneri i kuqebluve Safet Osja beson që nëse nisja e kampionatit shtyhet me një javë (nga 3 në 10 qershor) kjo do ta ndihmonte shumë ekipin.
safet osja
Në një prononcim nga mediat, numri dy i pankinës së Vllaznisë mirëpriti arritjen e mirëkuptimit mes lojtarëve të Vllaznisë dhe kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi për të zgjidhur çështjen e pagave.

“Rinisja e kampionatit – Edhe për ne si trajnerë është një lajm i mirë. Ta fillojmë stërvitjen mbarë pavarësisht se kemi dy-tre ditë pa stërvitje.

E mjaftueshme koha për përgatitjen për kampionatin  – Ka qenë një ndërprerje për dy muaj, por futbollistët kanë bërë përgatitje individuale dhe tani të shohim edhe atë kolektive dhe të vazhdojmë kampionatin.  Ritmi do të jetë pak i ngadaltë, por të gjithë ekipet këtë punë kanë bërë. Është një opsion që mund të shtyhet për një javë kampionati dhe për ne është pozitive.

Bisedimet mes lojtarëve dhe kryetares së bashkisë Ademi – E vështirë ishte, por besoj se akordi i lojtarëve me kryetaren e bashkisë ishte pozitiv”, u shpreh zv/trajneri i Vllaznisë Safet Osja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"