Kampionati rifillon më 7 qershor, por lojtarëve në klubin e Kategorisë së Parë u mbaron kontrata më 31 maj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2020 | 12:06

Kampionati rifillon më 7 qershor, por lojtarëve në klubin e Kategorisë së Parë u mbaron kontrata më 31 maj

Federata vendosi që Kategoria e Parë të fillojë më 7 qershor dhe drejtuesit e Tërbunit janë të shqetësuar, pasi lojtarët nuk janë stërvitur prej dy muajsh. Problemi tjetër për ta është se më 31 maj lojtarëve u mbaron kontrata dhe duhet të ulen në bisedime për ta shtyrë bashkëpunimin.terbuni

Shefi i klubit, Dritan Frroku, shprehet: “Lojtarët prej dy muajsh nuk kanë marrë pagat, por besoj se do të gjejmë një zgjidhje me kryebashkiakun Gjonaj deri në fund të muajit. Do të takoj edhe trajnerin Dalipi për të vendosur për stërvitjen, në Tiranë apo në Pukë.

Kam besim se ekipi do të gjejë forca për ta mbyllur me sukses kampionatin, duke qëndruar në të Parën. Kërkoj mirëkuptim nga federata, që Zaganit dhe Dushkut t’u falet dënimi”.

Ditmir Pemaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"