“Kampionati nuk ndërpritet”, në fushë me maska dhe doreza kirurgjikale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 9:46

“Kampionati nuk ndërpritet”, në fushë me maska dhe doreza kirurgjikale

Po, ka nga ata që luajnë ende. Ka nga ata që janë të detyruar që të zbresin në fushë. Në Nikaragua, vazhdon të luhet kampionati i vetëm në Amerikë, i cili nuk është ndërprerë ende, pavarësisht pandemisë së Koronavirusit. Dhe si mund të vazhdojë të luhet ende futboll në të tilla kushte?

Futboll me maska

Sigurisht, duke marrë masat për futbollistët që të zbresin në fushë me maska dhe doreza kirurgjike. Në këtë foto, futbollistët e Kakikue Diriangen, janë përpara nisjes së ndeshjes kundër Deportivo Okotalit. Një situatë e pabesueshme, ashtu siç e përshkruan sulmuesi uruguaian, Bernardo Laureiro, gjatë një interviste për “Mundo Deportivo” (autor edhe i golit në fitores 2-0).

“Duhet të luajmë dhe e kemi bërë, duke marrë të gjitha masat e sigurisë dhe mbajtur edhe maskën gjatë ndeshjes, edhe pse diçka e tillë është e pamundur. Këtu në Nikaragua, për momentin ka pak raste dhe qeveria ka garantuar se janë të gjitha kushtet për të luajtur.

Dhe ne do ta bëjmë derisa të na thonë të kundërtën. Sigurisht, duke marrë të gjitha masat paraprake të sigurisë: ndërrohemi në shtëpi, lahemi në shtëpi dhe ruajmë distancat gjatë stërvitjes. Por në fushë nuk mund të funksionojë kështu. Futbolli është një lojë përplasjesh”, deklaroi Laureiro.

PËRGATITI: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"