Kampionati në terr, TVSH nuk transmeton asnjë ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 22:59

Kampionati në terr, TVSH nuk transmeton asnjë ndeshje

Të shtunën e kaluar në Berat u luajt ndeshja më e rëndë- sishme, jo vetëm e javës në Kategorinë e Parë, por ajo që përcaktoi në një masë të madhe fatet e sezonit për sa i përket ngjitjes në Superiore. Por, Tomori-Bylis nuk u transmetua nga Televizioni Publik Shqiptar, që ka edhe të drejtat për ndeshjet e Kategorisë së Parë.

Tomori2

Një ndeshje që pritej me shumë interes, ndërsa TVSH ka nënshkruar kontratë me FSHF-në për transmetimin e ndeshjeve të Kategorisë së Parë, por kjo nuk është respektuar dhe gjatë javës së kaluar është krijuar terr me kampionatin.

SKANDALI – Në gusht të 2016-ës, TVSH dhe FSHF nënshkruan marrëveshjen ku Televizioni Publik blinte të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Kategorisë së Parë për një periudhë 5- vjeçare. Dhe, në atë kohë kur u nënshkrua marrëveshja, u premtua që do të transmetoheshin tri ndeshje në javë. Fillimisht, kjo marrëveshje u respektua, por gjatë këtij kampionati, sidomos javët e fundit, nuk ka ndodhur kështu.

Tirana5

TVSH ka transmetuar vetëm një ndeshje. Për të mbërritur në skandalin e javës së kaluar, ku Televizioni Publik për të cilin paguajnë taksa të gjithë shqiptarët, nuk transmetoi asnjë ndeshje. Madje, në lidhje me këtë çështje reagoi edhe klubi i Bylisit në një postim në faqen zyrtare në “Facebook” pas ndeshjes me Tomorin, ku shkruante: “Pamje filmike për këtë takim nuk ka pasur, pasi TVSH i ruan për dikë tjetër!” Gjithashtu, klubi ballshiot ka akuzuar edhe herë të tjera se TVSH transmeton thuajse gjithmonë vetëm ndeshjet e Tiranës.

tirana-bylis-470x313

Por, përtej gjithçkaje, skandali i fundjavës së kaluar është serioz. Stadiumi i Beratit i plotëson të gjitha kushtet që nevojiten për transmetimin normal të një ndeshje futbolli, por TVSH vendosi terr për takimin më të rëndësishëm që përcaktoi në një masë të madhe fatet e sezonit. Në atë kohë u bë e ditur se FSHF përfitoi një shumë rreth 60 mijë euro nga kjo marrëveshje, ndërsa Televizioni Publik, për të cilin paguajnë taksa të gjithë shqiptarët, nuk po tregohet korrekt.

BESAR BOZGO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"