Kampionati më i “lodhur”, gjermanët duken pesimistë për produktin e Bundesligës së tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 19:31

Kampionati më i “lodhur”, gjermanët duken pesimistë për produktin e Bundesligës së tyre

Bajerni i Mynihut e ka fituar titullin kampion në Gjermani në 6 sezonet e fundit, dhe kampionati është kthyer në të mërzitshëm për tifozët. Kampionati nuk ka emocione, ku kundërshtarët e bavarezëve ndërrohen çdo edicion, por në fund askush nuk mund ta ndalë.

bayernn_1526836143-5274447

Dje ekipi i Hejnkes u mund në finalen e Kupës nga Frankfurti, por kjo cilësohet më shumë si rastësi, dhe specialistët e mendojnë Bundesligën si kampionatin më të ”lodhur”. “Kur fiton një kampionat 6 sezone radhazi emocionet sa vijnë e pakësohen, ndërkohë që futbolli është emocion. Do të preferonim që të kishte më shumë rivalitet në Bundesligë, ku ekipe si Burtmund, Schalke, Lepzig etj., të duelonin për titull apo edhe në arenën ndërkombëtare”, tha Karl-Heinz Rummenige.

Pra, duket qartë që ka shumë diferencë mes Bayern dhe skuadrave të tjerë, një hendek i madh që vështirë se mbushet kaq shpejt. Sipas një sondazhi të “Kicker”, kjo monotoni në Bundesligë, do ta bëjë Bayern një ekip edhe më të vetmuar në krye të renditjes, pasi bavarezët, sipas sondazhit, do të vazhdojnë të dominojnë deri në vitin 2025.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"