Kampionati më 3 qershor, Rama hap dritën jeshile: Nuk do të lejohen tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 23:59

Kampionati më 3 qershor, Rama hap dritën jeshile: Nuk do të lejohen tifozët

Kryeministri Edi Rama i ka hapur dritën jeshile futbollit për në datën 3 qershor. Natyrisht, nuk e ka përmendur datën, por në komunikmin e tij të sotëm me publikun, i fundit sa i përket çështjes së pandemisë së Koronavirusit, ai bëri apel që qytetarët shqiptarë të bëjnë kujdes. Kreu i qeverisë deklaroi se nuk do të lejohen edhe për disa kohë aktivitete kultutore dhe sportive, por më pas saktësoi se nuk do të jenë tifozët. “Do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për pak kohë aktivitetet kultutore dhe sportive me tifozë”, tha ndër të tjera Rama, duke konfirmuar kështu planin që është hartuar së fundmi nga FSHF dhe Ministria e Shëndetësisë për rinisjen e sezonit më 3 qershor, por pa tifozë.

rama0

Apeli për kujdes

Sipas Ramës, me ardhjen e të ftohtit në vjeshtë mund të vijë vala e dytë e infeksionit, por nënvizon se qeveria po merr masa për ta përballuar. “Shani e fyeni sa të doni por rrezikun e infeksionit mos e përqeshni sepse është real. Lus Zotit të mos turpërohemi pasi përballuam më të keqen dhe larg qoftë të mos mbyllemi sërish. Jam shumë merak dhe po ua përsëris se kjo fazë është shumë delikate sepse virusi nuk ka ikur dhe as nuk është mundur përfundimisht. Bashkarisht ia kemi dalë pasi gjërat mund të shkonin për dreq nëse qeveria nuk do të ishte në lartësinë e detyrës. Njëkohësisht përtej fjalëve të kota, dokrrave të panumërta nuk u kthyen në thyerje masive të masave. Kjo është java e fundit e kufizimeve, ku aktivitetet kulturore dhe dasmat dhe funeralet ende nuk do të zhvillohen. Transporti publik që do të rrijë mbyllur edhe për pak dhe plazhi publik do të ketë korniza sigurie. Sjellja individuale e secilit nuk duhet të jetë si më parë. Vala e re mund të vijë me të ftohtin dhe në ardhtë do ta përballojmë patjetër. Ne po përgatitemi. Struktura e re spitalore në autostradën Tiranë-Durrës po përgatitet me të gjitha mjetet mbrojtëse”, tha kryeministri ndër të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"