Kampionati mbyllet me sherr, përplasje në Elbasan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2015 | 17:20

Kampionati mbyllet me sherr, përplasje në Elbasan

Vlora-Gramshi 1-1, lojtaret ne mesfusheInternacional-Sportingu 12-2
GOLAT: Mani 10′, 20′, 29′, Eshi 17′, 74′, Xhepa 27′, 30′, 85′, Metani 42′, Totoshi 58′(p), Xhediku 70′, 76’/ Bara 48′, 60′ INTERNACIONAL: Totoshi, Vllacaj, Metani (Kotarja 50′), Muçi (Kishta 46′), Myzyraj, Xhepa, Musollari, Gjana (Xhediku 42′), Mani, Eshi, Çela. Trajner: M.Vllacaj SPORTINGU: Hajdari, Hashimi, Mcini, Tola, Nela (Kola 46′), Shkurta, Mata, Dautaj, Bara, Ahmagjoka, Jangulli. Trajner: B.Jakupi KARTONË TË VERDHË: Xhepa 75′, Musollari 39’/ Bara 51′ KARTON I KUQ: Shkurta 28′, 85′ (2v) GJYQTARË: S.Bebja, L.Cani, D.Matera (Tiranë) DELEGAT: Genc Xhafa (Kamzë)

Fushëmbreti-T.Inte. 2-5
GOLAT: Selmani 16′, 36’/ Bedini 53′, 60′, M.Shkreta 66′, Dini 70′, 72′ FUSHËMBRETI: Nastanja, Xhepa, Koçi, Kasa, Lushnjari (Çela 67′), Selmani, Zenuni, Puka (Çarciu 78′), Rama, Mezini, Papri (Kurti 56′). Trajner: H.Jakupi TIRANA INT.: Biduli, Trimi, Rrema, Rami, Bedini, M.Shkreta, Tujani (Shehu 46′), S.Shkreta, Rushit (Dini 46′), Skarra (Laci 46′), Çema. Trajner: A.Bedini GJYQTARË: R.Dobruna, F.Shkëmbi, D.Shkëmbi (Tiranë) DELEGAT: Dali Farruku (Tiranë) Jehona

Kozarë-Y.Boys 1-2
GOLAT: Kajo 48’/ Cenko 67′, 78′ JEHONA KOZARË: Zekthi, Alushi, Kosova, Çela, Hima, Dyrmo, Haxhiu, Qerozi, Beshiri, Toska, Kajo. Trajner: A.Prifti YOUNG BOYS: E.Beshiri, Feçanji, Felahu, Fezaj, Sulillari, Ha.Kapllani, Cenko, Miti, N.Beshiri, Xhangolli, Çaushi. Trajner: He.Kapllani KARTONË TË KUQ: Kosova 74′, Qerozi, Kajo/ Xhangolli 11′, Ha.Kapllani, E.Beshiri GJYQTARË: A.Zdrava, E.Kume, U.Korra (Elbasan)

Ka përfunduar dje kampionati i Kategorisë së Tretë ku janë luajtur tri sfidat e fundit, përpara finales mes fitueses së Grupit A dhe asaj të Grupit B, që do të shpallë edhe kampionen. Ndeshjet Gara është mbyllur në një mënyrë të shëmtuar. Sfida, e cila u zhvillua në Elbasan mes Johonës së Kozarës dhe Young Boys, ka degjeneruar në dhunë, aq sa kryesori Zdrava nga Elbasani u detyrua të nxirrte 6 kartonë të kuq, nga 3 për secilën skuadër.

Kosova dhe Xhangolli marrin respektivisht karton të kuq gjatë ndeshjes, kurse Qerozi me Kajon nga Jehona Kozare dhe Ha. Kapllani me E.Beshirin për Young Boys, për shkak të përleshjeve në fundin e takimit, kur edhe loja kishte mbaruar. Ata u kacafytën me njëri-tjetrin dhe kryesori detyrohet t’u akordojë nga një karton të kuq. U desh ndërhyrja e kampeve respektive, por edhe policisë për të ndarë lojtarët dhe për të qetësuar gjakrat.

Për sa i përket lojës, ajo që në fillim nis me humor. Të dyja skuadrat kishin uniforma pak a shumë të njëjta, me ngjyrë bojëqielli dhe Young Boys si ekip udhëtues detyrohet të veshë disa jelekë për të bërë edhe diferencën në fanella. Takimi mbyllet 2-1 për Young Boys. Në sfidën tjetër, Internacional ka shkatërruar Sportingun me rezultatin 12-2. Në sfidën tjetër, një përmbysje të shkëlqyer ka bërë skuadra e Tirana Internacional, ndaj të rinjve elbasanas të Fushëmbretit.

Ashtu si dhe në fazën e parë kur skuadra e elbasanllinjve fitonte 2-0 në pjesën e parë dhe më pas u mund 3-2, po kështu ndodhi dhe dje në takimin mes tyre, kur futbollisti i shkëlqyer në radhët e kësaj skuadre Armando Selmani, ka realizuar një dopietë. Por, kjo fitore u venit nga pësimi i 5 golave në pjesën e dytë. Tashmë, pritet që të zhvillohet finalja javën e ardhshme për të përcaktuar kampionen e Kategorisë së Tretë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"