Kampionati maqedonas “flet” shqip/ Fitore me përmbysje në transfertë, Shkupi ndan kryesimin me Renovën (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2021 | 19:45

Kampionati maqedonas “flet” shqip/ Fitore me përmbysje në transfertë, Shkupi ndan kryesimin me Renovën (VIDEO)

Skuadra shqiptare bëjnë “ligjin” në elitën e futbollit maqedonas në këto javë të para. Shkupi dhe Renova kryesojnë pas javës së 8-të me pikë të barabarta, 17 secila. Bardheblutë arritën të triumfonin mbrëmjen e sotme ndaj Akademija Pandev, me rezultatin 1-3, duke marshuar kështu drejt kreut.

Shkupi

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërkohë që fragmenti i dytë i lojës prodhoi 4 gola. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Mirçevskin, ndërkohë që Gjorgjievski dhe dopieta e Alvarez, në fundin e takimit, përmbysën gjithçka dhe i dhuruan 3 pikë të arta ekipit shqiptar.

Rendija

Ndërkohë për sa i përket skuadrave të tjera shqiptare që militojnë në elitën e futbollit maqedonas, Struga renditet në vendin e 5-të, ndërkohë që Shkëndija mban momentalisht vendin e 6-të me 11 pikë në 8 javë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"