Kampionati italian dhe merkatoja, Tare: Fatale të mos rinisë, nuk më vjen çudi nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 28, 2020 | 19:18


Kampionati italian dhe merkatoja, Tare: Fatale të mos rinisë, nuk më vjen çudi nëse…

Drejtori sportiv  i Lacios Igli Tare e gjykon si fatale hipotezën nëse kampionati italian nuk do të vazhdonte.

igli tare

Në një prononcim për “Tuttosport”, zyrtari i klubit bardhekaltër thekson se nuk i bën përshtypje fakti nëse merkatoja e futbollit mbetet e hapur deri në fund të dimrit. Për sa i përket kampionatit italian, Tare shpreh hapur mendimin se Lacio dëshiron që ta përfundojë sezonin në mënyrë të plotë.

“Tani prioritet është të luftojmë koronavirusin dhe të mbyllim sezonin. Nëse kjo nuk do të realizohej do të ishte fatale për ekonominë e futbollit. Shpresojmë që kampionati të vazhdojë deri në fund, megjithëse nuk e dimë se kur do të rifillojë. Më pas do të mendojmë se si të organizojmë merkaton.

E vetmja gjë e sigurtë është se situata do të ndërlikohet. Ulja e çmimeve është diçka mëse e mundshme, por është në varësi se si do të mbylle ky vut. Nuk tundohem nga ideja se mrkatoja mund të qëndrojë gjithmonë e hapur deri në dimër”, përfundoi Igli Tare.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com