“Kampionati i vështirë për t’u fituar”, Nexhipi: Kukësi-Tirana në finale? Të presim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2020 | 12:16

“Kampionati i vështirë për t’u fituar”, Nexhipi: Kukësi-Tirana në finale? Të presim

Drejtori i Kukësit Nderim Nexhipi kërkon që skuadra të mbrojë Kupën e Shqipërisë këtë vit.
nexhipi1111111111111
Pas hedhjes së shortit për fazën gjysmëfinale, i cili i vendosi përballë Teutës, Nexhipi deklaroi se kampionati është tepër i vështirë për t’u fituar pasi Tirana është shkëputur sërish nga verilindorët dhe ndodhet 9 pikë larg tyre.

Por, zyrtari i nënkampionëve të Shqipërisë shtoi gjithashtu se një finale e Kupës së Shqipërisë me Tiranën do të ishte diçka e bukur.

“ Në fazën gjysmëfinale nuk ka short të lehtë, sepse të gjitha ekipet kanë cilësi. Me Teutën shpresojmë të bëjmë më të mirën. Normalisht, çdo vit futemi në garë për titullin kampion. Tirana ka krijuar distancë nga ne. Megjithëse jemi ende në garë matematikisht, është shumë e vështirë. Kështu që synojmë të fitojmë Kupën që të realizojmë disi sezonin tonë.

Ndeshjet kundër Teutës çdo vit janë të vështira. Teuta ka lojtarë me shumë kualitet dhe do të jenë dy ndeshje shumë interesante. Presidenti nuk e ka thënë që të fokusohemi vetëm te Kupa. Sidoqoftë, Kupa për ekipin tonë do të jetë një trofe ekstra. Duam ta ngremë ne trofeun njësoj si sezonin e kaluar.

Duhet kaluar Teuta për të folur për finalen. Kukësi dhe Tirana kanë dy skuadra të mira dhe do të ishte një finale e fortë. Kemi dy ndeshje, si ne si ata, kështu që të presim si do të shkojnë gjërat”, deklaroi drejtori i Kukësit pas shortit të Kupës së Shqipërisë Nderim Nexhipi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"