“Duhet të ishte bërë një tampon para rifillimit të kampionatit”, mjeku Ostreni: Futbolli i sigurtë sa popullata, u frikësohem…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2020 | 23:00

“Duhet të ishte bërë një tampon para rifillimit të kampionatit”, mjeku Ostreni: Futbolli i sigurtë sa popullata, u frikësohem…

Mjeku Mel Ostreni i frikësohet dëmtimeve të mundshme të lojtarëve të futbollit shqiptar pasi nga data 3 qershor do të rifillojnë të gjitha aktivitetet.  Në studion e “Sport News Plus” në “News 24”, ai deklaroi se emergjenca e koronavirusit ka kaluar. Ostreni gjithashtu deklaron se minimumi duheshin bërë tampona para rifillimit të kampionatit. 

Ostreni

 

“Futbolli është i sigurtë sa popullata. Emergjenca ka kaluar. Jemi në fazën 2 dhe 3. Futbolli luhet në hapësirë. Ka avantazh nga sportet e tjera së bashku me atletikën. Natyrisht që jemi në rrugë të mbarë. Ta fillojmë me sukses dhe të mos kemi dëmtime. Ky është meraku im më i madh se kalendari është i ngjeshur.  Të paktën 1 tampon para fillimit të kampionatit duhet të ishte bërë. Nuk e di përse ekspertët u tërhoqën nga tamponi edhe FSHF nuk nguli shumë këmbë. Të reduktosh kontrollin vetëm me temperaturën është minimumi. Duhet zbatuar protokolli.

Nuk janë gjëra të vështira. Duhet të kemi kujdes. Mos kemi probleme për sa i përket përhapjes të infeksionit. Mbase mund të rifutet në lojë tamponi. Unë mund t’iu them që Shqipëria është në vendet e para, Suedia ka vdekje sa 3 shtete bashkë. Maqedonia ka probleme kohët e fundit. Ka plan B, në qoftë se situata rëndohet”, u shpreh Ostreni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"