Kampionati francez u pezullua përfundimisht, zbulohet çfarë do të ndodhë me PSG-në dhe Lionin në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2020 | 15:16

Kampionati francez u pezullua përfundimisht, zbulohet çfarë do të ndodhë me PSG-në dhe Lionin në Champions

Pas vendimit për pezullimin përfundimtar të sezonit, skuadra e PSG-së kërkon që të gjejë një vend për të zhvilluar ndeshjet e saj për Ligën e Kampionëve.PSG-Mock-Haaland-Champions-League-2020 (1)

UEFA nuk ka ndërmend që të bëjë lëshime dhe mendon se kompeticionet për këtë sezon do të zhvillohen sepse në të kundërt, do të sjellin një kolaps total në të gjitha aspektet.

Në këtë mënyrë, PSG-ja dhe Lioni do t’i luajnë ndeshjet e tyre jashtë Francës meqë në këtë vend nuk lejohet zhvillimi i aktiviteteve sportive.

Pezullimi i kampiontatit do të shkaktojë humbje të mëdha deri në 200 milionë euro për skuadrën e PSG-së, e cila kërkon që lojtarët ta ndihmojnë duke ulur pagën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"