Kampionati Europian i peshëngritjes, Arbër Çerçizi “rrëmben” 2 medalje bronzi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2019 | 23:01

Kampionati Europian i peshëngritjes, Arbër Çerçizi “rrëmben” 2 medalje bronzi

Arbër Çerçizi shkëlqen në Kampionatin Europian të peshëngritjes për Junior dhe U-23, që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë. Pikërisht nga ky sportist ishin dhe pritshmëritë më të mëdha të Kombëtares shqiptare dhe Çerçizi nuk zhgënjen duke e ngjitur flamurin kuqezi në podium.

22528748_1730612566949877_7302311612746743173_o

Pas një gare mjaft pozitive, ai arriti dje të fitojë dy medalje bronzi në këtë event. Çerçizi, i cili konkurroi në kategorinë e peshave 73 kg për U-23, u rendit i treti si në dygarësh, ashtu edhe në stilin e shkëputjes. Gjithçka nisi në shtytje, ku Çerçizi ngriti me sukses në provën e parë 136 kg, ndërsa më pas dështoi në dy tentativat me 140 kg. Por ky rezultat i mjaftoi për t’u futur në zonën e medaljeve.

Më pas në stilin e shtytjes, Çerçizi realizoi saktë provën e parë me 159 kg, ndërsa nuk ia doli në dy provat e tjera me 161 dhe 162 kg, duke e mbyllur shtytjen në vendin e katërt, ku për vetëm 1 kg nuk mundi të ngjitet në podium. Me 296 kg në total, Çerçizi arrin të renditet në vendin e tretë në dygarësh, pas italianit Espozito dhe rusit Kaskulov. Më parë nga Kombëtarja jonë kishin garuar edhe Kristi Ramadani e Kleopatra Saliaj, por pa mundur t’i afrohen zonës së medaljeve. Ai që do të ulë siparin e garave të ekipit tonë kombëtar në Bukuresht do të jetë Rilind Hysa më 26 tetor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"