Kampionati është ngushëllimi i vetëm i Laçit, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi sot ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2020 | 11:57

Kampionati është ngushëllimi i vetëm i Laçit, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi sot ndaj Partizanit

Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë ka bërë që të ngushtohet rruga për Laçin për realizimin e objektivit sezonal, që ka të bëjë me sigurimin e një bilete për në Kupat e Europës.shehu laci

Të besuarit e trajnerit Armando Cungu presin sot kampionët në fuqi, të cilët gjithashtu si laçianët kanë dalë nga veprimtaria e Kupës. Kështu që, Laçi-Partizani shikohet si një betejë për Europën, ku të dyja ekipeve u ka mbetur që ngushëllimin ta gjejnë në kampionat.

Ngjeshja e skuadrave në renditje nuk jep garanci, ndaj Laçi shpreson që të shfrytëzojë faktorin fushë në këtë takim. Në dallim nga ndeshja e Kupës me Bylisin, sot hyrja do të jetë me bileta, për vetë faktin se tifozëria kundërshtare është lajmëruar për këtë gjë.

Laçi ka një mungesë të rëndësishme për sot, pasi Deliu është i pezulluar nga kartonët dhe në vend të tij parashikohet të luajë Donald Rapo. Ndaj Partizanit parashikohet që trajneri Cungu të luajë me të njëjtin formacion që zgjodhi në mesjavë, ndryshimi i vetëm është Deliu, i cili është i pezulluar.juxhin xhaja

Drejtësinë në takimin e sotëm do ta vendosë arbitri me stemën e FIFA-s, Juxhin Xhaja, të cilin e pret një sfidë e luftuar në fushë për vet ambiciet që kanë dy klubet në kampionat.

Ndeshjen e fazës së parë në Laç e ka gjykuar ndërkombëtari Eldorian Hamiti, që u fitua nga vendësit 1-0. Në fazën e dytë, duelin mes këtyre dy ekipeve e ka drejtuar Laver Alla, takim i cili u fitua 1-0 nga Partizani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"