Kampionati ende larg për të filluar, Kukësi planifikon miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 18:50

Kampionati ende larg për të filluar, Kukësi planifikon miqësore

Kukësi do të kryejë të mërkurën miqësore brenda kampit verilindor me ekipin e 21-vjeçarëve.
kukesi
Nënkampionët e Shqipërisë vazhdojnë përgatitjet për sezonin e ri, i cili duket ende larg për të filluar teksa Liga Profesioniste dhe qeveria nuk kanë gjetur akoma gjuhën e përbashkët për plotësimin e 4 kërkesave të klubeve të Kategorisë Superiore.

Njoftimi i Kukësit

 

Ekipi ka vijuar ditën e sotme me stërvitjen para fillimit të sezonit të ri!
Skuadra ka zhvilluar fillimisht një seancë stërvitore në palestër me përgatitësin atletik Iris Selimi, ndërsa pasdite janë stërvitur në kompleksin “Football Republic” nga trajneri Skënder Gega.

Ditën e mërkurë, ekipi do të zhvillojë edhe një miqësore ndaj Kukësit U21 ku trajneri Gega, do të shohë edhe lojtarë të rinj nga ekipi U21 që drejtohet nga Rraman Hallaçi.

kukesi

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"