Kampionati Botëror i minifutbollit, një trajner shqiptar drejton kombëtaren e Greqisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 19:16

Kampionati Botëror i minifutbollit, një trajner shqiptar drejton kombëtaren e Greqisë

Është duke u mbajtur në Kretë, Kampionati Botëror i minifutbollit më 6 lojtarë. Një interes i jashtëzakonshëm për këtë kompeticion, teksa një pjesë e madhe e sfidave zhvillohen në stadiume me kapacitete të konsiderueshëm tifozësh.

1212_1

Në këtë kampionat Botëror marrin pjesë plot 40 shtete, të cilat konkurrojnë për fitimin e trofeut, teksa e veçanta është se skuadra se kombëtarja që përfaqëson Greqinë drejtohet nga një trajner shqiptare. Bëhet fjalë për vlonjatin Andrea Drenova, i cili ka arritur të ndërtojë një ekip dinjitoz, që është dhe favorit për të fituar Botërorin e minifutbollit.

1213

Gjithashtu duhet veçuar se pjesë e Greqisë të drejtuar nga Drenova, janë edhe 2 futbollistët me origjinë shqiptare, Amarildo Ziso dhe Laert Thanasi. Gjithashtu pjesë e helënëve është dhe ish-kapiteni i Greqisë, Kosta Katsuranis, i cili arriti të fitonte dhe Europianin me kombëtaren e drejtuar nga Oto Reagel në vitin 2004.

Andrea555

Greqia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"