Kampionati anglez nis me surpriza, shënon edhe Shaqiri (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2016 | 17:55

Kampionati anglez nis me surpriza, shënon edhe Shaqiri (Video)

Kampionati anglez i futbollit ka filluar me një rezultat të bujshëm, Kampionët e Leister Sitit janë mundur në ndeshjen e hapjes nga Hall Siti.

1471092636262_lc_galleryImage_Hull_City_s_Robert_Snodgr

Një rezultat i tillë mund të cilësohet si një surprizë e vërtetë, pasi kundërshtarët e skuadrës së Ranierit, në fakt janë në krizë të plotë pasi kanë vetëm 15 futbollistë në dispozicion, një trajner të përkohshëm dhe aktualisht klubi është në shitje.


Në fushën e lojës, kjo nuk dukej aspak, pasi Hall zhvilloi një lojë shumë të mirë dhe gjeti avantazhin në fundin e pjesës së parë me një goditje spektakolare dyshe mes Abel Hernandez dhe Adama Diomande, aq sa u deshën disa përsëritje për të kuptuar se kush kishte prekur i fundit topin.

1471091087468_lc_galleryImage_vlcsnap_2016_08_13_13h18m

Leisteri barazoi në fillimin e pjesës së dytë pas një penalltie të Mahrez, por pak minuta më vonë, Snodgras shënoi golin që do të vuloste rezultatin përfundimtar 2-1 për ekipin e tij.

Ndërkaq, në këtë javë të parë, rrugën e rrjetës e ka gjetur edhe Xherdan Shaqiri, i cili realizoi golin e barazimit për Stouk në fushën e Midëllsbrou me një goditje dënimi spektakolare.

Premier Liga

Java 1

Hall Siti-Leister 2-1

45’+1’ Diomande, 57’ Snodgras / 47′  (11m) Mahrez

Bërnli-Suonsi 0-1

82′ Fer

Kristal Palas-Uest Bromuiç 0-1

74′ Rondon

Everton-Totenhem 1-1

5′ Barklei / 59′ Lamela

Midëllsbrou-Stouk 1-1

11′ Negredo / 67′ Shaqiri

Sauthempton-Uotford 1-1

58′ Redmond / 9′ Kapue

Mançester Siti-Sandërlend 2-1

4′ (11m) Aguero, 87′ (ag) MekNeir / 71′ Defo 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"