KAMPIONATET E MOSHAVE/ Thyhet Tirana, Laçi mposht Teutën. Ja të gjitha rezultatet dhe skedat e ndeshjeve të zhvilluara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 14:51

KAMPIONATET E MOSHAVE/ Thyhet Tirana, Laçi mposht Teutën. Ja të gjitha rezultatet dhe skedat e ndeshjeve të zhvilluara

Që prej të premtes së kaluar kanë nisur të zhvillohen ndeshjet “play off” dhe “play out” të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë për kampionatet U-15, U-17 dhe U19.

105038870_1006465403152216_8306631637025393549_n

“Panorama Sport” ju sjell sot të gjitha skedat me formacionet dhe golashënuesit e 12 ndeshjeve që janë luajtur nga e shtuna e 27 qershorit dhe deri dje më 30 qershor, kur dhe u luajtën 5 takime në kompleksin “Internacional” në Pezë dhe atë të Kamzës. Të shtunën u kualifikuan për U-17 në Superiore dy ekipet e të njëjtit qytet: Shkodër.

Te rinjte U-17

Vllaznia që përfaqëson klubin kuqeblu mposhti Shkëndijën e Tiranës 2-3, duke iu falur tregolëshit të Perloshit. Ndërsa skuadra private, Shkodra, u mjaftua me barazimin 0-0 ndaj Football Republic dhe sipas rregullores së aktivitetit, është ajo që kalon në turin gjysmëfinal për të vazhduar garën për titull. Një nga rezultatet më interesante për paratërinj ishte fitorja e Akademisë së Futbollit kundër Tiranës.

Te rinjte u-17 skeda

Bardheblutë kishin dominuar totalisht Grupin A gjatë kampionatit, por u thyen në ndeshjen direkte dhe dolën tashmë nga gara për titull. Një gol i Halilajt i dhuroi kalimin në gjysmëfinale Akademisë së drejtuar nga trajneri Gazmend Xhepa. Një surprizë të bukur bëri edhe Shënkolli, duke mposhtur me rezultatin e thellë 4-2 Flamurtarin.

te rinjte u-17 skeda tjera

Ekipi U-17 i Shënkollit vazhdon garën, duke pretenduar deri në fund fitimin e titullit kampion për këtë moshë. Sa i përket Superiores U-17, nga skuadrat që luftonin për mbijetesë, ishte Shkëndija e Durrësit që fitoi duelin me Luftëtarin. Sezonin e ardhshëm gjirokastritët do ta nisin nga Kategoria e Parë. Për këtë grupmoshë nga Kategoria e Parë në Superiore u ngjitën Apolonia dhe Vora, ndërsa në luftën për mbijetesë shpëtuan Bylisi dhe Kastrioti.

TË RINJTË – Laçi është befasia e madhe e ndeshjeve “play off” për kampionatin U-19 të Superiores. Pasi siguroi një vend në katërshen e parë, dje kurbinasit mposhtën Teutën me shifrat 3-1 në Pezë. Ndeshja ka qenë shumë e luftuar, por golat kanë ardhur vetëm në pjesën e dytë.

Te rinjte U-19

Heroi i kurbinasve ka qenë sulmuesi i talentuar, Santiago Selmani, i cili ka arritur të shënojë tre gola. Fillimisht kaloi në avantazh Laçin me një gol nga pika e bardhë, e më pas në minutën e 55-të dyfishoi shifrat.

Teuta rihapi takimin me golin e Dejvid Kapllanit, por më pas ishte sërish Selmani që shoi shpresat e durrsakëve. Tashmë Laçi do të diskutojë titullin bashkë me Internacionalin, Shënkollin dhe Apoloninë, tri ekipet e tjera që ishin kualifikuar.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"