Kampionat me telekomandë, Kamzën e masakron arbitri. Lushnja bën teatër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2018 | 22:54

Kampionat me telekomandë, Kamzën e masakron arbitri. Lushnja bën teatër

Java e 26-të e Kategorisë Superiore, tregoi edhe njëherë më së miri sa e çuditshme është gara që zhvillojnë 10 ekipet e këtij kampionati. Në Laç, ishte ekipi i Kamzës ai që u masakrua nga vendimet e arbitrave. Gjyqtari Ardian Beqiri, si dhe ndihmësit e tij Gernat Qirici e Reidi Zaimi, të tre të kolegjiumit të Tiranës, me vendimet e tyre aspak të drejta, bënë që Ndreu për disa minuta të tërhiqte ekipin nga fusha.

kamza

Kartona të verdhë të panumërt, karton i kuq, si dhe pozicione të dyshimtë jashtë loje të akorduara nga arbitri, bënë që Kamza të protestonte ndaj këtij gjykimi.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, ishte Lushnja ajo që me “teatrin” e saj, bëri një skenë të shëmtuar në stadiumin “Roza Haxhiu”. Në pjesën e parë, Canka jep “show”, me dy golat e tij, por më pas, me fillimin e 45 minutave të dyta, ekipi fillon shthurjen. Mbrojtja fut ujë, dhe Teuta përmbys me plot 3 gola. Gara e egër mes ekipeve për arritjen e objektivave, ka bërë që edhe Kategoria Superiore të ketë “telekomandën” e saj, drejtuar nga lart.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"