Kampion pas 38 vitesh, Partizani fiton titullin në volejboll për meshkuj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2019 | 20:37

Kampion pas 38 vitesh, Partizani fiton titullin në volejboll për meshkuj

Ekipi i Partizanit është shpallur kampion i Shqipërisë në volejboll për meshkuj, në sezonin 2018-2019, trofe i cili fitohet pas plot 38 vitesh në kampin e kuq.

partizani vllaznia volej

Partizani fitoi 3-0 serinë e finaleve ndaj Vllaznisë, ndërsa pasditen e sotme fitoi 3-0 sfidën e tretë ndaj shkodranëve në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

59458417_1268881799954121_4064368350099144704_n

Ekipi i Ylli Tomorit, pas dy takimeve të para, të fituar 3-2 me sete, e pati të lehtë ditën e sotme, teksa fitoi pastër 3-0 në sete.

ylli tomori

Partizani, i karikuar nga fitoret e arritura në dy finalet e para, luajti mirë, ishte i saktë në veprimet taktike, duke pasur gjatë gjithë kohës një epërsi të lehtë prej 4-5 pikësh. Të trija setet ishin fotokopje të njëra-tjetrës, me të kuqtë që krijonin një avantazh të lehtë dhe e ruanin atë deri në fund, duke e merituar fitoren. Ndërsa seti i tretë ishte një formalitet për kryeqytetasit, ndaj një Vllaznie të dorëzuar. Në fund festë legjitime për ekipin kryeqytetas, që shpallet kampion pas 38 vitesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"