Kampion me Tiranën, Erbim Fagu nis aventurën si trajner te klubi i Rud Gulit në Holandë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2022 | 14:20

Kampion me Tiranën, Erbim Fagu nis aventurën si trajner te klubi i Rud Gulit në Holandë

Ish-zv. trajneri i Tiranës, Erbim Fagu ka nisur karrierën e tij si teknik, i cili ka marrë drejtimin e skuadrës holandeze të Afc DWS.

erbim fagu

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë Fagu me anë të një postimi në “Facebook”, i cili shkruan se është i lumtur për këtë aventurë të re.

Afc DWS është një ndër klubet më të vjetra në Amsterdam e cila në vitin 1964 ka fituar dhe një titull kampion në Holandë, tashmë ndodhet ne kategoritë e poshtme ku me riorganizimin e ri do kërkojë të ngjitet sërish në elitën e futbollit holandez.

Afc DWS gjithashtu është një nga akademitë më të mira në Amsterdam ku çdo vit shumë lojtarë transferohen tek Ajax, AZ Alkmaar, Almere City FC apo FC Utrecht. Pikërisht në këtë klub kanë luajtur dy lojtarët legjendar te Milanit, Rud Gulit dhe Frank Rijkard të cilët kanë bërë histori në futbollin e luajtur.

Erbim Fagu u shpall kampion me Tiranën këtë sezon, i cili ndihmoi Orges Shehin në rrugëtimin që bardheblutë kishin në Superiore.

tirana

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"