Kamoleze si trajner në hije, prapaskenat me drejtorin e ri të Kombëtareve që Duka e donte në stol para Panuçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 23:00

Kamoleze si trajner në hije, prapaskenat me drejtorin e ri të Kombëtareve që Duka e donte në stol para Panuçit

Xhankarlo Kamoleze mund të jetë drejtori i ri teknik i ekipeve kombëtare. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht se italiani ka qenë alternativa e fundit e propozuar nga trajneri Edi Reja në FSHF. Ai pritet të jetë në krye të lëvizjes futbollistike të kuqezinjve, në bashkërendim me Edi Rejan. Kujtojmë, pas largimit të Panuçit, Kamoleze ka qenë një ndër kandidatët për të zënë vendin e trajnerit të Shqipërisë.
giancarlo-camolese-b5f0b795-e836-43a4-a9da-ae2f2e80aa9-resize-750
PREZANTIMI
Si çdo gjë që ka ndryshuar për shkak të pandemisë, edhe prezantimi i italianit do të jetë fillimisht në versionin online. Ai pritet që sot në orën 09:00 të ketë një videokonferencë me stafin e trajnerëve të ekipeve kombëtare, ku gjithashtu online do të jetë edhe trajneri Reja. Italiani pritet që të prezantohet fizikisht në shtator, në rast se normaliteti do të kthehet dhe ekipi italian i kombëtares të mbërrijë në vendin tonë për edicionin kualifikues të Ligës së Kombeve.
mustedanagic-470x339
DETYRA
Në këtë post ka qenë më parë Xhemal Mustedanagiç. Italiani do të zëvendësojë Mustedanagiç dhe do të jetë “krahu i djathtë” i Rejas, me këtë të fundit që do të vazhdojë të ketë rol të rëndësishëm në evidentimin dhe afrimin e talenteve kuqezi pranë zinxhirit të ekipeve kombëtare.

KAMOLEZE

PLANI B

Pandemia ka vështirësuar jetën për shumë njerëz, përfshi edhe trajnerët. Edi Reja, sot 75 vjeç, natyrisht duhet të bëjë kujdes, sepse Koronavirusi ka treguar deri tani se është shumë më i rrezikshëm për moshën e tretë. Pikërisht për këtë arsye, trajneri nuk ka mundur të vijë dot në Shqipëri as në grumbullimin që ishte planifikuar me lojtarët shqiptarë pak ditë më parë.

Parë në këtë këndvështrim, nëse situata nuk përmirësohet, apo nëse nuk del vaksina kundër “COVID-19”, Edi Rejës do t’i duhet të bëjë zgjedhje të rëndësishme. Ose do të rrezikojë shëndetin e tij, ose do të rishikojë pozicionin. Pikërisht për këtë, Kamoleze mund të jetë edhe trajneri në hije, nëse situata komplikohet në të ardhmen. Por, natyrisht, kjo mbetet për t’u parë kur të afrojnë ndeshjet e kombëtares…

Ja çfarë thoshte para tri vitesh Kamoleze kur negocionte me Dukën, për të marrë drejtimin e Kombëtares, i cili e kërkonte për të zëvendësuar De Biazin:
“Unë fola me Armand Dukën  dhe ne diskutuam për disa çështje, por atëherë marrëveshja ekonomike nuk u arrit. Thjesht, situata është kjo. Unë tashmë e njihja presidentin dhe ne gjithashtu kishim diskutuar ndoshta mundësinë e rolit tim si drejtor teknik. Hipotezë kjo intriguese por dëshira ime mbetet të stërvit një skuadër dhe shpresoj se do të filloj ta bëj përsëri në Itali.”

OLSI TUJANI 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"