Kamerunasi i famshëm largohet nga Tërbuni, Nikaj planifikon miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2018 | 17:29

Kamerunasi i famshëm largohet nga Tërbuni, Nikaj planifikon miqësore

Nisin largimet dhe afrimet nga Tërbuni. Mesfushori kamerunas, Janot Tadjong, nuk do të jetë më pjesë e ekipit, ndërsa nga klubi konfirmojnë se shkaqet e “divorcit” janë personale. Të vendosur para kësaj situate, tashmë pukjanët po kërkojnë zëvendësuesin e afrikanit. Kreshnik Krepi ka planifikuar një miqësore sot, ku ekipi i Tërbuni do të masë forcat me Vllazninë U-19.

Tadjong-470x470

Këtë e konfirmon vetë trajneri shkodran, ndërsa për “Panorama Sport” thotë: “Unë jam i bindur që me ardhjen e Jurgen Gjinit, sulmi do të përforcohet. Mendoj se do të shënojmë më shumë, pasi golat na kanë munguar gjatë pjesës së parë të sezonit. Kemi planifikuar një miqësore, e cila do u jap shansin që të gjithëve për të treguar vlerat. Ne do të zhvillojmë edhe një tjetër ndeshje me ekipin kryesues të Kategorisë së Dytë. Kam mbajtur të gjithë grupin e lojtarëve që ishin në 2017-ën, pasi ishte meritë e tyre që arritën të merrnin tri fitore në tri ndeshjet e fundit. Falënderoj presidentin Gjonaj që na ka mbështetur, ndërsa mund të them që ekipi do të forcohet në të gjitha repartet”.

Ditmir Pema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"