“Kamerdarja” e Bajernit, ja 4 gjërat që duhet të dini për Hansi Flik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 21:17

“Kamerdarja” e Bajernit, ja 4 gjërat që duhet të dini për Hansi Flik

Ai është ish-mesfushori i skuadrës së Bajernit që ka ndihmuar trajnerin Joakim Lëv të shpallej kampion bote në 2014- ën me Gjermaninë, por çfarë tjetër duhet të dinë tifozët e Bajernit për Hansi Flik? “Bundesliga” i ka bërë një rezyme 54-vjeçarit që do të drejtojë Bajernin pas largimit të Niko Kovaçit.

hans diter flik niko kovac

1. FYTYRË E NJOHUR

I lindur në Haidelberg në 1965- ën, Hans-Diter Flik e nisi karrierën tij me Sandhausenin në kategoritë inferiore në vitet 1982-1985. Ai u piketua nga Bajerni që në moshën 20-vjeçare dhe luajti pesë vite me ta duke zhvilluar 137 ndeshje dhe fituar 4 kampionate si dhe një Kupë Gjermanie. Flik më pas shkon te Këln ku pas shumë dëmtimesh, ai luan ndeshjen e fundit në Bundesligë duke i dhënë lamtumirën futbollit të luajtur në moshën 28-vjeçare.

2. PROFESIONI BANKIER

Në moshën 18-vjeçare Flik punonte gjysmën e ditës në bankë duke refuzuar një ofertë nga Shtugarti, i cili në atë sezon fitoi Bundesligën. “Doja të përfundoja trajnimet te banka. Por Shtutgarti më tha se nëse e bëja, do të isha vetëm një lojtar rezervë. Dëshira ime ishte të kisha një profesion të dytë, pasi e dija që nuk do të luaja përditë futboll.

3. PUNA SI TRAJNER

Licencën si trajner Flik e merr në 2003-shin pasi mori këshilla nga ish-tekniku i Hamburgut, Dortmundit dhe Hanoverit, Tomas Doll. Ai mori drejtimin e Hofenhaimit në 2000-shin duke e ndihmuar skuadrën të ngjitej nga Kategoria e Katërt në të Tretën.

4. KAMPION BOTE

Ishte hera e parë që Gjermania drejtohej nga një trajner dhe një ndihmës, të cilët nuk kishin luajtur asnjëherë me kombëtaren në nivele të larta. Pas Europianit në 2008-ën, ku “Pancerat” dolën finalistë, Flik dhe Lëv i kishin vënë qëllim vetes për të sjellë në shtëpi një trofe prestigjioz. Kjo ndodhi pas Botërorit të 2010-ës në Afrikë, edhe pse aty skuadra gjermane kishte nisur një cikël të ri që u kurorëzua katër vite më pas në Brazil duke bërë që “Die Mannschaft” të qepte yllin e katërt në fanellë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"