Kamer Qaka vazhdon të surprizojë, bind Rostovin vetëm me 45 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2018 | 12:32

Kamer Qaka vazhdon të surprizojë, bind Rostovin vetëm me 45 minuta

Kamer Qaka vazhdon të surprizojë. Ditën e djeshme u shtua një tjetër skuadër në listën e atyre që kërkojnë shërbimet e tij dhe bëhet fjalë për Rostovin në Rusi.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare luajti 45 minuta në miqësoren Poli Iasi kundër Rostovit dhe kaq mjaftoi që të bënte një figurë pozitive tek kundërshtarët.

KAMERI

Mediat raportojnë se ai ka tërhequr vëmendjen e trajnerit të ekipit rus dhe drejtuesve, që ishin të pranishëm në atë ndeshje.

Aty ka qenë edhe trajneri Kozmin Kontra, i cili është emëruar trajner i Rumanisë dhe ka parë nga afër disa nga lojtarët që luajnë në skuadrën e Qakës.

Qaka ishte zbulim i trajnerit Kristian Panuçi dhe u grumbullua për miqësoren me Turqinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"