“Kameleoni” Vila: Jam i gatshëm të luaj në çdo pozicion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2018 | 15:11

“Kameleoni” Vila: Jam i gatshëm të luaj në çdo pozicion

Emiljano Vila duket se i bën të gjitha. Mesfushori, në ndeshjen e djeshme përballë Teutës në “Niko Dovana”, u aktivizua si qendërsulmues dhe nuk zhgënjeu duke krijuar hapësira për Xhejms që shënoi dy gola.

Në përfundim të takimit, trajneri Daja vlerësoi performancën e tij, teksa vetë mesfushori, në intervistën për “Panorama Sport”, thotë se është gati të luajë në çdo pozicion ku i kërkohet nga stafi teknik.

vila

Një pozicion i ri, si u ndiet duke luajtur në pozicionin e majtë të sulmit të Skënderbeut?

Unë do të jap më të mirën time, nuk e kam problem pozicionin. Do të përshtatem dhe do të jap më të mirën aty ku ekipi ka nevojë për momentin. Nga Partizani te Skënderbeu, objektivi dhe dëshira është të fitosh dhe një titull kampion.

Si ndiheni te Skënderbeu, si ju kanë pritur shokët e ekipit?

Normale që më kanë pritur shumë mirë. Me shumicën e djemve kam luajtur dhe më parë te kombëtarja apo në ekipe të tjera. Një pritje e jashtëzakonshme, jam ndier si në shtëpinë time, kam hyrë direkt në ritëm dhe jam shumë i lumtur për këtë gjë, pasi kjo është gjëja kryesore për një futbollist.

Si e shikoni garën, kampionatin, duke qenë se Skënderbeu është dhe para realisht?

Gara është pa diskutim shumë e fortë. Ne do t’i marrim ndeshjet një e nga një siç morëm ndeshjen e Kupës. Duhet ta harrojmë sa më shpejt ndeshjen e Gjirokastrës. Ne e kemi vetë në dorë dhe duhet të japim maksimumin.

Të kënaqur me performancën e ekipit sot? 2-0 mund të themi që është mbyllur kualifikimi me Teutën?

Ne kemi shënuar dy gola jashtë fushës, në fushën e kundërshtarit. Futbolli është i jashtëzakonshëm, nuk i dihet. Do të luajmë dhe ndeshjen e dytë normalisht për të marrë një rezultat pozitiv dhe për të fituar.

D.Xhepollari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"