“Kameleoni” i kuq, Starova përgatit eksperimentin e radhës ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2017 | 15:11

“Kameleoni” i kuq, Starova përgatit eksperimentin e radhës ndaj Kukësit

Partizani i këtij viti është i destinuar që të ndryshojë fytyrën çdo javë. Edhe për ndeshjen e nesërme me Kukësin priten ndryshime në formacion. Nëse të premten kishte alarm për Prognin, dje 31-vjeçari është përgatitur normalisht me ekipin dhe pritet të jetë titullar në Kukës.

Partizani Starova

Por ekipi nuk mbetet pa alarme, pasi dje në stërvitje ka munguar Xhovani La Kamera, për të cilin u tha se është i dëmtuar, pasi ka dhimbje në shpinë. Gjasat janë që italiani të mos jetë pjesë e formacionit për të hënën, kështu që pa Bathën të pezulluar dhe La Kameran të dëmtuar, qendra e mesfushës do të bëhet nga e para.

Partizani

Nga ajo që u pa në stërvitjen e djeshme, u la të kuptohet se Partizani do të paraqitet me një tjetër formacion eksperimental në “Zeqir Ymeri”. Porta pritet t’i besohet Hoxhës, thuhet kështu, pasi dje portieri e la para kohe stërvitjen, se mori një dëmtim. Mbrojtja do të jetë e njëjtë si në Laç, Ibrahimi, Malota, Atanda dhe Kalari.

Partizani

Ndërsa repartet e tjera do të jenë eksperimentale. Bila dhe Trashi u panë në qendër, ndërsa Kotobelli u pozicionua si mesfushor i majtë dhe Adorjan në të djathtë. Sulmi kësaj radhe mund t’i besohet dyshes Progni-Bardhi. Bëhet fjalë thjesht për një formacion të mundshëm, që u provua dje në stërvitje, sipas një rreshtimi 4-4-2. Përveç Hoxhës, i dëmtuar e ka lënë seancën e djeshme edhe Milan Basrak, ndërsa Edgar Çani vijon përgatitjet i diferencuar nga grupi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"