Kambiazo për të ardhmen, Marota me sytë nga… Xhenoa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 15:42

Kambiazo për të ardhmen, Marota me sytë nga… Xhenoa

Një nga zbulimet më të mëdha në këtë fillim kampionati duket se është Andrea Kambiazo, mesfushori i majtë i Xhenoas, që po tërheq vëmendjen e shumë klubeve.

KAMBIASO

Italiani mund të largohet me parametër zero në fund të sezonit ndaj presidentit. Preciozi kërkon ta blindojë, gjë që nuk do të jetë aspak e lehtë.

Duke shfrytëzuar paraqitjet e mira të 21-vjeçarit, agjentët e tij kanë nisur kontaktet me klubet e mëdha dhe siç raporton “FcInterneës.it” edhe Interi është në ndjekje të futbollistit.

Zikaltrit po studiojnë terrenin dhe mendojnë se talenti do të ishte një investim i zgjuar edhe për të ardhmen, duke pasur parasysh moshën e tij të re.

Nëse i shton edhe faktin që nuk duhet të paguajnë për ta afruar, Kambiazo do të ishte ideali për Marotën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"