Kambiaso: Champions-i priti Interin ashtu siç e la

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 19, 2018 | 10:33

Kambiaso: Champions-i priti Interin ashtu siç e la

I ftuar në studio e “Sky Sport”, në rolin e opinionistit, Estaban Kambiaso, ish-mesfushor i Interit, është shprehur kështu për debutimin me fitore të zikaltërve në Ligën e Kampionëve:

Kambiaso

“Champions-i priti Interin ashtu si e kishte lënë. Një tjetër gol i Vesinos, një tjetër gëzim për ‘San Siro’-n që vuajti, por në fund shpërtheu nga gëzimi. Matiasi shënoi në frymën e fundit edhe kundër Romës, e ka në repertor. Sfida? Vështirë ta analizosh: Totenhemi luajti më mirë, njihen prej më shumë kohësh, por në momentin kur dukej se kishte gjithçka në dorë, Interi rihapi ndeshjen. Ikardi? Goli ishte spektakolar, por meritë ka edhe Azamoah: e krosoi në atë vend kur mund ta kishte dërguar në zonë. Ndeshja e kthesës? Me siguri diçka do ndryshojë në aspektin psikologjik. Interi shkon në shtëpi me një gëzim të pashpjegueshëm”.






www.minuta90.com