Kamberi pret ta nisë nga minuta e parë, Xherard: U impresionova nga shqiptari, jam i sigurt se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 17:48

Kamberi pret ta nisë nga minuta e parë, Xherard: U impresionova nga shqiptari, jam i sigurt se…

Florian Kamberi ndryshoi ekip në merkaton e janarit, teksa kaloi nga Hibernian te gjigandët skocez të Reinxhërs.skysports-florian-kamberi-rangers_4908236

Shqiptari është aktivizuar me ekipin e ri në ndeshjet e kampionatit, por nuk e ka nisur asnjë ndeshje nga minuta e parë. Duket se mundësia për ta parë nga minuta e parë do të jetë sot, kur Reinxhërs do të luajë me Bragën në Ligën e Europës.

Këtë e ka konfirmuar trajneri Xherard, i cili është shprehur se ka mbetur i impresionuar në fundjavë nga shqiptari. “Kamberi është shumë afër të startuarit nga minuta e parë. Si trajner unë shikoj një lojtar që po pret me padurim ta nisë si titullar, pikërisht për këtë shanset rriten. Kamberi

Janë disa lojtarë që në stërvitje po bëjnë shumë mirë. Unë u impresionova në fundjavë nga sulmuesi shqiptar, kur e aktivizova në pjesën e dytë. Mendoj se do të ketë një mundësi për të, jam i sigurt për këtë.”, u shpreh Xherard.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"