“Kamberi po vijon një formë të shkëlqyer”, Xherard: Meriton të nisë si titullar, më bën shumë pyetje mbi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2020 | 13:06

“Kamberi po vijon një formë të shkëlqyer”, Xherard: Meriton të nisë si titullar, më bën shumë pyetje mbi…

Florian Kamberi, sulmuesi shqiptar la Hibernian në merkaton e janarit dhe kaloi te Rejxhersi. Ai ka treguar se po kalon një formë të mirë dhe në dy ndeshjet e fundit, përveç paraqitjeve të mira arriti të shënoj në kampionat.

kamberi xherard

Rejnxhersi do të luajë sot, ndeshjen e kthimit ndaj Bragës, e vlefshme për Ligën e Europës. Takimi i parë përfundoi 3-2 në favor të skocezëve.

Trajneri Stiven Xherard, në konferencën për shtyp, përveç rëndësisë së kësaj ndeshje foli edhe për Kamberin.

“Është e rëndësishme të thuhet se ai e meriton të nisë si titullar, pasi ka kontribuar që nga momenti kur ai ka hyrë në fushë. Kemi dëgjuar shumë gjëra rreth karakterit të tij përpara së të mbërrinte. Unë duhet të them se është krejtësisht ndryshme nga ato që kam parë në këto  pak javë. Ai është profesionist dhe po vijon një formë të shkëlqyer”, shprehet Xherard.

“Ai ka më bën shumë pyetje nga pikëpamja taktike dhe më duket si një student i kësaj loje. Ai dëshiron të mësojë dhe me të vërtetë po kënaqet duke qenë këtu”, përfundon Xherard.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"