Kamberi drejt Shqipërisë, kuqezinjtë sfidojnë Zvicrën për sulmuesin. Reja: Ka shanse të ndodhë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 21:00

Kamberi drejt Shqipërisë, kuqezinjtë sfidojnë Zvicrën për sulmuesin. Reja: Ka shanse të ndodhë!

Shqipëria po sfidon Kosovën dhe Zvicrën për të siguruar shërbimet e sulmuesit 24- vjeçar, Florian Kamberi. Djaloshi i lindur në Zvicër është harruar prej vitesh nga ekipi helvet, teksa ka zhvilluar vetëm katër ndeshje me 21- vjeçarët e Zvicrës.

Kamberi123

Më tej, ende asnjë ekip përfaqësues. Së fundmi, raportohet se Shqipëria ka bërë hapa konkretë dhe po punon për të bërë të mundur që sulmuesi i Hibernian të vishet sa më shpejt kuqezi. “Panorama Sport” ka komunikuar me trajnerin e përfaqësueses, për të mësuar se sa janë shanset që Kamberi të veshë fanellën e Shqipërisë. “Për këtë situatë, mund të them se ka mundësi të mira që të ndodhë”, është përgjigjur Reja i pyetur nëse Kamberi ka pranuar apo jo që të përfaqësojë Kombëtaren shqiptare në vijim.

SFIDË ZVICRËS

Ditët e fundit, një lajm nga burime të familjes së Kamberit ka zbardhur edhe dëshirën e futbollistit që të zgjedhë Shqipërinë. 24-vjeçari, në 10 ndeshje me Hibernian ka shënuar një gol, por ka cilësi të pëlqyeshme dhe trajneri Reja ka dërguar në Skoci një prej ndihmësve të tij për ta ndjekur nga afër disa herë.

florian kamberi

Kjo ka bërë që djaloshi të pranojë Shqipërinë. Mirëpo, interesimi i kuqezinjve ka bërë që trajneri Petkoviç i Zvicrës të nisë lëvizjet në anën tjetër. Raportohet në mediat helvete se trajneri zviceran ka vënë në lëvizje mekanizmat e përfaqësueses për të tentuar bindjen e lojtarit të mos ndryshojë ekipin helvet se do të gjejë hapësira te Zvicra. Jo vetëm kaq, por bindja e djaloshit për të zgjedhur Shqipërinë sfidon edhe Kosovën, e cila pret prej disa kohësh një përgjigje prej tij.

KARRIERA

Florian Kamberi është i lindur në Zyrih të Zvicrës dhe ka nisur karrierën me ekipet e moshave të Grasshopers. Më tej ka kaluar tek ekipi i dytë dhe i parë. Pas një sezoni huazim te Karlsruher, Hibernian ka blerë kartonin e tij. Nga viti 2018 numëron 43 ndeshje dhe nëntë gola, ndërsa këtë vit ka luajtur 10 takime dhe ka shënuar 1 gol.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"