VIDEO/ Kamberi bashkohet me Kombëtaren në stërvitjen e parë, probleme për Strakoshën dhe Balaj. Reja thërret 2 futbollistë nga Shpresa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 16:21

VIDEO/ Kamberi bashkohet me Kombëtaren në stërvitjen e parë, probleme për Strakoshën dhe Balaj. Reja thërret 2 futbollistë nga Shpresa

Kombëtarja ka zhvilluar ditën e sotme në orën 15:00, stërvitjen e parë në prag të sfidës ndaj Andorrës që do të zhvillohet ditën e enjte në “Elbasan Arena”.

kombetarja shqiperia

I pranishëm në seancën e parë ka qenë edhe sulmuesi Florian Kamberi, i cili ishte dhe risia e listës së Edi Rejës, ndërkohë që nuk kanë munguar shqetësimet në këtë grumbullim.

Gardiani i Lacios, Thomas Strakosha nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme për shkak të një problemi në bërryl, teksa probleme ka shfaqur edhe sulmuesi Bekim Balaj, që ka ndjerë shqetësim në kofshën e djathtë.

kOMBETARJA

Të pranishëm ditën e sotme kanë qenë edhe 2 futbollistët e Shpesave, Serxho Kalaj dhe portieri Andrea Hoxha. Ata do të stërviten me Kombëtaren A, deri në momentin sa të mbërrijnë të gjithë lojtarët, teksa më pas do t’i bashkohen Shpresave të Bushit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"